Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

BM-Johnson emëron të dërguar special për Ballkanin

LONDËR, 3 dhjetor /ATSH-AA/- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka emëruar të dërguar special për Ballkanin.

“Si Britani jemi kundër prishjes së qetësisë dhe integritetit në rajon. Kemi emëruar një të dërguar në rajon për të bërë atë që na takon”, tha Johnson duke shprehur shqetësimet lidhur me zhvillimet që kanë ndodhur në rajon në kohët e fundit.

Ai njoftoi se përfaqësuesi britanik që është emëruar në Ballkan është Stuart Peach, i cili nga viti 2018 deri në qershor 2021 ka qenë kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

“Stuart do të përfaqësojë vendin tonë në mënyrë më të mirë dhe do të hedh hapa të duhura për të ruajtur qetësinë në rajon, me përvojat që posedon do të tërheqë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar në rajon për paqe, stabilitet dhe siguri. I besojmë atij në lidhje me këtë”, u shpreh kryeministri britanik.

Zhvillimet e fundit në Ballkan, pas problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, armatosja e Kroacisë dhe Serbisë, dëshira e anëtarit serb të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, për themelimin e një ushtrie në Republikën Sërpska kanë shkaktuar rritjen e tensioneve në rajon.

Peach i lindur më 22 shkurt 1956 në Britani, ishte oficeri më i lartë ushtarak i NATO-s ndërsa kishte vepruar edhe në vende si Belize, Hong Kong dhe Gjermani.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.