logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

Boboshtica në “100 Fshatrat”/ Në projektin e rijetësimit të qendrës edhe muzeu i rakisë

TIRANË, 14 korrik/ ATSH/ Qendra e Boboshticës në Korçë, e cila është përfshirë në programin e 100 Fshatrave do të rijetëzohet falë projektit të qeverisë për rikualifikimin urban të kësaj zone mjaft të rëndësishme që do ta shndërrojë tashmë atë në një atraksion të vërtetë turistik. Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër projektin, pjesë e të cilit është edhe muzeu i rakisë i cili pritet të shtojë edhe më tepër interesin e vizitorëve për fshatin turistik.

“Boboshtica është pjesë e paketës së 100 Fshatrave. Është tashmë një destinacion i rëndësishëm në Korçë, me shumë restorante të njohura dhe besoj se falë këtij muzeu ne kemi më shumë fluks vizitorësh,” shprehet kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo.

“Ideja është të krijojmë ato funksione që i japin jetë gjithë fshatit, rikualifikohet e gjithë zona përreth dhe jepet një shembull i mirë se si mund të përdoren të gjithë këto shtëpi që janë deri diku një pjesë të abandonuara, ose thjesht për përdorim familjar në minibujtina edhe në shërbim të muzeut. Përveç muzeut, ideja është që të unifikohen disi edhe fasadat. I jep një funksion edhe turistik, edhe një atraksion që s’është përdorur më parë,” shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Programi 100 fshatra përfshin së bashku me investimet në agroturizëm, me mbështetjen e AZHBR, edhe shndërrimin e këtij fshati të njohur për pemët shumëshekullore të manit e për prodhimin tradicional të rakisë, në një pikë tërheqëse të hartës turistike të vendit.

Mbështetja për agroturizmin dhe Programi i 100 Fshatrave kanë nxitur investitorët të ngrenë struktura akomoduese për vizitorët, të cilët, bashkë me natyrën tashmë mund të shijojnë edhe ushqimet tradicionale. Kryeministri Edi Rama ishte në një nga bujtinat më të reja të ndërtuara me mbështetjen e qeverisë në Boboshticë të Korçës.

“Është një perlë e natyrës. Ka ujë natyror. Ka gjithçka duhet për të qenë një ambient rekreativ pushues. Tashmë do të ketë edhe dhomat e financuara nga programi i mbështetjes së qeverisë shqiptare. Është një program në kuadër të 100 fshatrave,” shprehet drejtorja e AZHBR-së Frida Krifca.

Vetë investitori shprehet se prej vitesh punon me restorantin e tij, por vetëm falë mbështetjes së qeverisë ka arritur të ngrejë edhe bujtinën duke rritur kështu biznesin e tij. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

All rights and copyright belongs to author:
Themes
ICO