BRUKSEL, 26 tetor /ATSH-DPA/ – Bashkimi Europian mbështet kandidaturën e nigerianes Ngozi Okonjo-Iweala në garën mes dy personave për postin më të lartë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), deklaroi sot një eurodiplomat.

Dy gra mbeten shpresa e fundit pasi 164 vendet anëtare e ngushtuan kohët e fundit numrin e kandidatëve nga pesë në dy.

Në garë është, gjithashtu, ministrja e Tregtisë së Koresë së Jugut, Yoo Myung Hee.

Kushdo që mbetet në fund do të bëhet gruaja e parë që drejton organin tregtar, në historinë e tij 25-vjeçare./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.