Albania

Çaji jeshil dhe kafeja rrisin jetëgjatësinë te diabetikët

TOKIO, 29 tetor /ATSH-ANSA/ – Konsumi i kafesë dhe çajit jeshil rrit jetëgjatësinë te pacientët me diabet.

Konsumi i kombinuar i të dy pijeve (4 filxhanë çaj jeshil dhe dy kafe në ditë) zvogëlon, në fakt, rrezikun e vdekjes nga çdo shkak me 63% sipas një studimi të botuar në revistën ”BMJ Open Diabetes Research & Care” dhe i kryer nga Yuji Komorita i Universitetit Kyushu, në Japoni.

Studimi përfshiu 4 923 diabetikë, shëndeti i të cilëve u monitorua mesatarisht për më shumë se 5 vjet.

Diabetikët kanë një cilësi jete dhe jetëgjatësi më të keqe sesa bashkëmoshatarët e tyre të shëndetshëm sepse sëmundja shkakton ndërlikime të rënda kardiovaskulare.

Këta pacientë gjithashtu kanë një rrezik pak më të lartë të zhvillimit të demencës dhe kancerit gjithashtu.

Menaxhimi i duhur i diabetit kërkon terapi adekuate të ilaçeve, por edhe mënyra të shëndetshme jetese dhe mënyrës së ngrënies, të afta për të parandaluar dhe zvogëluar këtë rrezik shtesë.

Në veçanti, pirja e deri në një filxhan çaj jeshil në ditë zvogëlon vdekshmërinë me 15%; pirja e 2-3 ul rrezikun me 27%. Për konsum të 4 ose më shumë gotave çaj çdo ditë, rreziku zvogëlohet me 40%. Nga pirja e kafesë, rreziku zvogëlohet me 19% për konsum të një filxhani në ditë, 41% për konsumimin e dy ose më shumë gotave./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Guardiola reached the Champions League play-offs for the 12th time out of 12. This is a record among coaches
Joseph Blatter: God called Maradona home
The streets of Naples and Buenos Aires are very sad. This day is a tragedy for millions
Manchester City reached the 1/8 final of the Champions League
The world says goodbye to Maradona. Even the English forgot about the Hand of God and recognized the greatness of the legend
Mourinho bought the Hamon Region for 500 pounds. He promised this if the defender does not beat Mahrez
River paid tribute to Maradona. Diego played for the club's superclasico Rivals