TIRANË, 1 dhjetor /ATSH – I. Vata/ Ministri në detyrë për Europë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka marrë pjesë në mbledhjen Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministri Cakaj i cili shprehet se, “sapo mbyllëm ditën e parë të mbledhjes virtuale të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s”.

“Biseduam hollësisht për sigurinë transatlantike, sfidat e marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën, situatën në Afganistan, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe atyre pranë Detit të Zi. Takimi ynë do të vazhdojë edhe nesër”, tha ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.