Albania

Çështja e detit me Greqinë të zgjidhet sa më shpejt në respekt të Kushtetutës

TIRANË, 18 shtator/ATSH-Maela Marini/ Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se çështja e detit me Greqinë duhet të zgjidhet sa më shpejt në mënyrë të tillë që kjo çështje të jetë burim mirëbesimi mes dy vendeve dhe dy popujve tanë përgjithmonë dhe jo të minojë këto marrëdhënie.

“Lidhur me çështjen në fjalë që është një çështje mjaft sensitive prej 12 vitesh midis Shqipërisë dhe Greqisë, por është një problem mjaft i ndjeshëm edhe brenda vendit për vetë hitorinë, Presidenti ka qenë gjithmonë në koherencë dhe tepër bashkëpunues me qeverinë këtu, me institucionet tona, pasi ne përfaqësojmë një palë. Presidenti i ka plotësuar të gjitha detyrimet e tij dhe ka qenë gjithnjë shumë bashkëpunues me qeverinë. Prej gati 20 ditësh kemi dërguar një kërkesë zyrtare në përmbushje të detyrimeve që ka Presidenti për një çështje të tillë. Ende nuk kemi një përgjigje”, tha Meta.

Ai theksoi se Presidenti asnjëherë nuk luan me çështje të tilla që kanë të bëjnë mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Qëndrimi i Presidentit për çdo çështje është jo vetëm koherent por i qartë dhe parimor, respektimi i Kushtetutës së vendit, të Gjykatës Kushtetuese dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet”, tha Meta.

Ai shtoi se “Presidenti nuk mban qëndrime as të dyfishta, as të trefishta, ka vetëm një qëndrim të zgjidhet sa më shpejt në mënyrë të tillë që kjo çështje të jetë burim mirëbesimi mes dy vendeve dhe dy popujve tanë përgjithmonë dhe jo të minojë këto marrëdhënie përmes qëndrimeve të pasinqerta që ndryshojnë në vazhdimësi sipas konjukturave të çastit, këtu apo më gjerë. Për mua miqësia me Greqinë dhe fqinjët është mjaft e rëndësishme të mbrohet dhe të forcohet”, tha Meta. (vijon)

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Salzburg coach about the Champions League: we deserved more than one point in two games
With Lukaku, it is useless to play in a power struggle. Shakhtar defender Bondar on the Inter forward
Ivanov will serve the match OF AZ-Rijeka in the Europa League. Rotor appealed his refereeing in the game with Loko
Gasperini on Ajax: it's not easy for everyone Against them. Atalanta made a great comeback
Real Madrid came away from defeat for the 8th time in a Champions League match, losing by 2 goals. The club has updated its record
Felix on red Bull's double: I enjoy playing in the Champions League the Most
Casemiro about 2:2 with Gladbach: The opponent entered the Real Madrid penalty area twice and scored twice. This is football