Albania

“Cili ishte burimi i parave?”, avokati i Ndroqit: Televizionin “Ora News” ia bleu mbesës 18-vjeçare të Aleksandër Frangajt

Teksa SPAK pretendon se  Presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi nuk justifikon të ardhurat për blerjen e Tv Ora në vitin 2007, avokati i tij  Alban Qafa ka nxjerrë disa dokumente ku thotë se televizioni i është blerë mbesës së Aleksandër Frangajt, Ilda Prifti.

Në kohën që është blerë, ajo ka qenë vetëm 18 vjeçe, duke hedhur hije dyshimi se si një adoleshente kishte në pronësi një biznes kaq të madh televiziv dhe se kush ishte burimi i parave për të ngritur këtë media.

Kontrata e blerjes është firmosur me 12 nëntor të 2007, për vlerën e 25 milion lekëve.

“Për sa i përket blerjes së TV ORA sh.p.k nga z Ylli Ndroqi në vitin 2007. Ky televizion i është blerë shtetases Ilda Prifti në atë kohë 18 vjeç, në datë 12.11.2007 me kontratën noteriale nr rep 13309 nr 2120 kol, në vlerën 25.000.000 (njëzet e pesë milionlekë). E gjithë vlera e blerjes se TV ORA sh.p.k prej 25.000.000 lekë është financuar në bazë të kontratës së kredisë bankare”, tha Alban Qafa.

Më datë 3 korrik SPAK sekuestroi pasuritë e biznesmenit Ylli Ndroqit, mes tyre edhe televizionet Ora News dhe RTV Ora.

j.l./ dita

Football news:

In the Premier League, the record for goals for the weekend (almost 5 in each match!). And this is yet to be played by Manchester City
PSG are ahead of Manchester City in the fight for Coulibaly. Parisians are ready to give about 82 million euros for him
Jose Mourinho: I Don't know when bale will recover from injury, but he is happy to be at Tottenham
Barcelona agreed with Suarez to terminate his contract (RAC1)
Leipzig have agreed to transfer Turkish League top scorer Serlot for 20+4 million euros
Cavani is still without football: he hunts hares and wild boars at night, does ballet, reloads on fishing
A macaw parrot sat on the head of a Brazilian soccer player during a training session