Albania

COVID-19 – Franca zgjeron bllokimin e fundjavës

PARIS, 4 mars /ATSH-DPA/ – Franca po zgjeron masat e saj të kontrollit COVID-19 edhe në një rajon verior të vendit, në luftë kundër pandemisë, tha sot kryeministri francez Jean Castex.

Masat e reja përfshijnë një bllokim gjatë fundjavës në Pas-de-Calais në Kanalin Anglez, të ngjashëm me atë që ekziston tashmë në qytetet e Nicës dhe Dunkirkut.

Rajoni dendësisht i populluar përreth Parisit dhe qyteti-port i Marsejës janë kursyer nga kufizime të tilla deri më tani.

“Aktualisht nuk ka rritje eksponenciale të infektimeve, por varianti i COVID-19, i zbuluar për herë të parë në BM, tani përbën rreth 60 % të rasteve në Francë”, theksoi Castex.

Javën e kaluar, kryeministri njoftoi një nivel më të lartë paralajmërimi COVID-19 për 20 rrethe, përfshirë Parisin.

Këtë javë, kësaj liste iu shtuan edhe tre rrethe.

Castex u bëri thirrje autoriteteve lokale në këto zona të vendosin masa për të parandaluar tubime më të mëdha.

Në vendin me rreth 67 milionë banorë, më shumë se 87 500 persona kanë vdekur nga COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Mesut Ozil: Real Madrid are the favourites for the La Liga title. Benzema - the best striker of the championship
Bixant Lizarazu: Benzema is one of the best players in the history of French football
A cautious line-up hurt Barca in the first half and forced them to go all-in. Second half = fun
Messi does not score against Real Madrid after Ronaldo's departure to Juve. In the last clasico before the transfer, both scored
Modric-Pique after the clasico: Waiting for the referee to complain, right?
Actor of the year in the English League 1: hit the ball in the head of an opponent and pretended that it was not him
Koeman pro 1:2 with Real Madrid: Barca were unlucky because of the wrong decision of the referee and VAR