Albania

COVID-19 – Gjermania zgjat bllokimin e pjesshëm

BERLIN, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Bllokimi i pjesshëm i Gjermanisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 do të zgjatet deri më 20 dhjetor, vendosën sot në mbrëmje krerët federalë dhe shtetërorë, pas një dite negociimi të çështjes.

“Megjithëse rregulloret aktuale, të cilat kanë qenë në vend për më shumë se tre javë, kanë treguar shenja të ndalimit të përhapjes së virusit, duhet më shumë kohë për të garantuar sigurinë”, tha kancelarja Angela Merkel.

“Edhe një herë, ne duhet të përdorim pikat tona të forta”, shtoi ajo, duke vënë në dukje se masat e zgjatura mund të hiqen, nëse do të ketë një rënie të papritur të numrit të rasteve.

“Fatkeqësisht, kjo nuk është e parashikueshme, tani për tani”, theksoi Merkel./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Loko returned Shchigolev to the post of head of the academy. He worked in the RFU
Napoli gave Milik to Marseille on loan for 1.5 years with a mandatory buyout for 8+5 million euros
Liverpool have 34 points in 19 matches - the worst result since the 2015/16 season
Klopp on 0:1 with Burnley: A real punch in the face. Losing this match was not easy, but Liverpool could
Atletico leads Real Madrid by 7 points in La Liga and has a game to spare
Liverpool do not win 5 matches in the Premier League in a row. Klopp's team repeated the worst streak in 4 years
Liverpool's 68-game unbeaten run at home in the Premier League has ended