Albania

COVID-19 – Italia me hapa të shpejtë drejt zonës së kuqe

ROMË, 3 mars /ATSH-ANSA/ – E gjithë Italia, përveç Sardenjës, duket se po i afrohet me hapa të shpejtë zonës së kuqe, paralajmëroi sot Guido Bertolaso, këshilltar i presidentit të rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana.

“Infektimet janë rritur shumë më shpejt se më parë për shkak të varianteve. Nëse kjo rritje, që u zhvillua në 10-15 ditë, nuk gjen një përshpejtim në përgjigje, ne, ashtu si edhe pjesët e tjera të Italisë, rrezikojmë të mbingarkohemi”, tha presidenti i Emilia-Romagna-s, Stefano Bonaccini, duke shtuar se varianti anglez duket pothuajse si një virus i ri, për sa i përket përhapjes dhe kategorive të moshës.

“Ne duhet t’i kundërvihemi dhe të kufizojmë infektimet me masa më kufizuese, duke u bazuar në të dhënat që na jep sistemi shëndetësor rajonal. Pa masa, kurba do të vazhdojë të rritet”, shto ai.

Sipas tij, krahasuar me herët e mëparshme, kufizimet e zonës klasike portokalli nuk janë më të mjaftueshme, për shkak të mënyrës se si virusi po përhapet me shpejtësi.

Vlerat si në terapitë intensive, ashtu edhe në ato të zakonshme, janë ende nën prag, megjithëse po regjistrojnë një rritje.

Ekspertët paralajmërojnë se, megjithëse dritat e alarmit nuk janë ndezur ende, Italia po përballet me një situatë që tregon se gjërat po përkeqësohen nga dita në ditë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Di Maria about Bayern: PSG passed the best team of last season
Conceicau on departure from Chelsea: I am proud of the Porto players. We played a fantastic game
Flick will accept the offer to lead the German national team. Matteus about the Bayern coach
Keylor Navas has never lost in the Champions League in a two-legged match in which he played
Mbappe dancing on the table 🕺 Watch as PSG celebrate their semi-final exit with passion
Pochettino on reaching the semi-finals: It's all down to the PSG players. I missed the adrenaline
Manuel Neuer: Bayern should have played better in Munich. We missed a lot of chances