GJENEVË, 16 prill /ATSH-AFP/ – Mësimet e marra në luftën kundër virusit COVID-19 duhet të përdoren për të luftuar një plagë tjetër që kërcënon seriozisht popullatën botërore: rezistencën ndaj antibiotikëve, theksoi OBSH.

OBSH ka lëshuar raportin e saj të ri mbi ilaçet që po zhvillohen për të luftuar superbakteret, të quajtura kështu sepse ato janë rezistente ndaj shumë klasave të antibiotikëve.

Sipas vëzhgimit të organizatës së Kombeve të Bashkuara, shumë pak ilaçe të reja efikase në projektet e kompanive farmaceutike.

Megjithatë, sipas saj, mobilizimi kundër Covid-19 ka provuar se mund të arrihet një përparim i shpejtë, kur nxitet nga vullneti politik./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.