Albania

COVID-19 – Sllovenia shtrëngon më tej kufizimet

LUBJANË, 26 tetor /ATSH-DPA/ – Sllovenia po forcon më tej masat kundër përhapjes së koronavirusit duke ndaluar udhëtimet midis qyteteve, njoftoi sot agjencia sllovene e lajmeve, STA.

”Masat do të hyjnë në fuqi nga nesër për të paktën një javë në të gjithë vendin”, theksoi qeveria sllovene, duke shtuar se ”bllokimi do të hiqet në zonat me një situatë të përmirësuar epidemiologjike”.

Masa shënon përpjekjen e fundit të qeverisë për të frenuar shkallën dramatike të infeksionit.

Më parë këtë muaj, qeveria e kryeministrit Janez Jansa kufizoi udhëtimin midis rajoneve, lejoi shkollat ​​të jepnin mësimin në distancë dhe vendosi një bllokim të pjesshëm.

Në vend rezultojnë gati 14 300 raste aktive të koronavirusit, me një normë infeksioni prej 625 për 100 000 banorë./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Hertha celebrated the victory with empty stands: they applauded, talked, Guendouzi even threw a t-shirt
Tuchel does not intend to renew his contract with PSG. He will become a free agent in the summer
Massimiliano Allegri: I Want to work in the Premier League. The League is progressing thanks to foreign coaches
Branislav Ivanovich: Abramovich is one of the most important people in my career. Not just the owner, but a friend
Zlatan Ibrahimovic: Jordan's Chicago is a perfect example of the character of the winners. I'm not Michael, but I also demand a lot
For the first time, Ronaldo does not Interfere with Juventus. This season will be his best in Italy, but Torino risk repeating real's problems
Serginho Dest: I Hope to play with Messi for another season. Everyone wants him to stay