MADRID, 24 qershor /ATSH-ANSA/ – Qeveria spanjolle ka miratuar në Këshillin e Ministrave dekretin që heq detyrimin për të mbajtur një maskë në hapësira të hapura, njoftoi sot ministrja e Shëndetësisë, Carolina Darias.

“Ky është një lajm i shkëlqyeshëm”, theksoi kryeministri Pedro Sanchez nga Brukseli, ku mbërriti për kremtimin e Këshillit Europian.

Masa do të hyjë në fuqi të shtunën më 26 qershor.

Siç shpjegohet nga Darias, maska do të vazhdojë të jetë e detyrueshme në situata kur nuk ka distancë të paktën 1,5 metra nga persona të tjerë jobashkëjetues, në transportin publik dhe në kontekste të tjera të tilla si koncerte ose ngjarje të tjera me tubime të mundshme.

Darias ftoi qytetarët që të mbajnë gjithmonë maskën me vete për të qenë në gjendje ta përdorin atë në kontekste kur është e nevojshme./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.