Albania

COVID-19 – Zvicra lehtëson kufizimet, por mbikëqyr variantin Delta

GJENEVË, 24 qershor /ATSH-AFP/ – Zvicra do të hapet këtë të shtunë duke hequr një pjesë të mirë të kufizimeve, duke përfshirë këtu edhe kufizimet për hyrjet në vend, por paralajmëroi për kujdes kundër variantit Delta, shumë përhapës.

“Ne jemi të mendimit se situata mundëson sot të ndërmarrim një hap të rëndësishëm përpara”, theksoi Alain Berset, këshilltari federal i ngarkuar me shëndetësinë, në një konferencë shtypi.

“Ne jemi në prag të pushimeve verore në një situatë mjaft të lakmueshme”, shtoi ai.

“Ne kemi një situatë të mirë epidemiologjike, infeksionet e reja po ulen ndjeshëm dhe paralelisht, sigurisht që vaksinimi vazhdon të përparojë me një ritëm shumë të qëndrueshëm”, theksoi ai duke vlerësuar se 50% e popullsisë së rritur do të vaksinohet plotësisht deri në fund të qershorit.

Ai nënvizoi gjithashtu se vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna përdorur në Zvicër mbrojnë gjithashtu edhe kundër variantit Delta.

Që prej të shtunës do të jetë më e lehtë të riktheheni në Zvicër. Kërkesa për karantinë hiqet për njerëzit që hyjnë në vend nga zona Shengen dhe depistimi nuk është i detyrueshëm, vetëm për udhëtarët që mbërrijnë me avion që nuk janë vaksinuar dhe që nuk kanë statusin e personave të shëruar.

Zvicra gjithashtu po lehtëson kufizimet e hyrjes ende në fuqi për shtetasit e vendeve të treta të cilët mund të provojnë se janë vaksinuar.

Njerëzit të cilët janë vaksinuar ose shëruar nuk duhet të bëjnë testin negativ, edhe nëse arrijnë nga një vend ku mbizotëron varianti Delta (të tillë si India ose Britania e Madhe), dhe ata nuk do t’i nënshtrohen një karantine pas mbërritjes së tyre, nënvizon njoftimi për shtyp i Këshillit Federal./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Tottenham will offer 50 million euros to Atalanta for Romero
Gallery of new forms of top clubs: Barcelona defends women's rights with purple, Chelsea connects op-art, Manchester United returned to the 1960s
Varane will sign a contract with Manchester United next week
Jose Mourinho: I can name at least 30 favorite dishes of Italian cuisine. I like picata and ravioli with tomato sauce
Trent has become one of the highest paid Liverpool players along with van Dijk, Salah, Mane and Firmino
Trent Alexander-Arnold: Liverpool are aiming for trophies. We want to win as much as possible this season
Gabriel Martinelli: I think Arsenal is one of the best teams in the world. A lot turned out at the end of last season