Albania

Deklarata e Angela Merkel për çeljen e negociatave, Meta: Kushtet kanë qenë aty, ne nuk kemi dashur t’i plotësojmë ato

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar  deklaratën e kancerlares gjermane Angela Merkel për çeljen e negociatave të Shqipërisë.

Merkel tha se nuk premtonte se Shqipërisë do i mund t’i çeleshin negociatat brenda këtij viti, teksa këtë deklaratë Meta në TV e cilëson si gjuhë të zbutur diplomatike.

Gjithsesi Meta thotë se nuk vendos bast nëse do të ndodhë ose jo këtë vit, por kujton se e ka paralajmëruar që negociatat nuk do hapeshin pasi kushtet ishin aty dhe nuk u plotësuan.

Kam thënë se nuk ka çelje të negociatave dhe e kam treguar qartë atë që duhet bërë. Kjo deklaratë e kancelares sot është një gjuhë e zbutur diplomatike, por mendoj se qëndrimet kanë qenë të qarta edhe nga përfaqësuesi i Bundestagut për Ballkanin, zoti Vadeful. Kushtet kanë qenë aty, ne nuk kemi dashur t’i plotësojmë ato. Dua t’ju kujtoj se presidenti bëri çdo gjë që Shqipërisë t’i pakësoheshin kushtet.

Në kulmin e krizës majin e kaluar, dy institucione bënë përpjekjet e tyre: Bundestagu që ofroi gatishmërinë për ndërmjetësim dhe e bëri të qartë se me zgjedhje njëpartiake, pozita e Shqipërisë do të ishte edhe më e rëndë, dhe presidenti që ndërmori iniciativë dhe bëri tryeza,” tha Meta.

h.b/dita

Football news:

Udinese sign Fernando Llorente, Cutrone and sell Lasagna to Verona for 10 million euros
Monaco have re-loaned Onyekuru to Galatasaray
Karavaev on the Eredivisie: The fans are used to goals. Even if the team lost 2:3, they are happy
Mourinho on Lampard's resignation: Football is cruel, especially modern
Dzeko denied West Ham. Striker wants to leave Roma in the winter
Milan wants to sign Porto midfielder Otavio for free in the summer
Manchester United may loan Lingard to West Ham