Albania

Dhëndri i Berishës sulmon ambasadoren Yuri Kim: Ligësia e sulmon, injoranca e përqesh, por e vërteta është e padiskutueshme

Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishëska sulmuar ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim duke e portretizuar atë si ‘Mona Lisa’ ndërsa sipër saj qëndron fytyra e George Soros, i sulmuar nga Berisha si shkaktari pse ai u shpall ‘non grata’ nga SHBA.

Malltezi e krahason ambasadoren Yuri Kim si personazhin e veprës së Friedrich Dürrenmatt  te ‘Kthimi i Damës Plakë’ ku shkruan se forca e parasë nuk mund të tjetërsojë të vërtetën pasi ajo është e padiskutueshme dhe vetëm mund të sulmohet nga ligësia.

“Arti elegant i Avni Delvines me kujtoi “Kthimi i Dames Plake” nga Friedrich Dürrenmatt. Forca e parase per te imponuar deshira perverse përmes korruptimit.

E megjithate na ndihmon Churchill:

E verteta eshte e padiskutueshme,

Ligesia mund t’a sulmoje,

Injoranca mund t’a perqeshe,

Por ne fund, ajo mbetet aty.

The truth is incontrovertible. Malice may attack it, ignorance may deride it, but in the end, there it is.”, shkruan Jamarbër Malltezi.

Këto sulme vijnë pas apelit që ambasadorja Yuri Kim i beri Lulzim Bashës në selinë blu para pak ditësh për të mos lejuar që Sali Berisha të hyjë në parlament në shtator dhe kjo ka bërë që të gjithë njerëzit e Berishës të nisni një fushatë sulmesh dhe ofendimesh ndaj diplomates.

Dy ditë më parë Yuri Kim i kërkoi Bashës që të distancohet nga ai, por nga ana e kryedemokratit ka pasur vetëm heshtje për këtë çështje.

e.r/dita

Football news:

Anelka on replacing Messi: Leo will never forget that Pochettino did this. You can't treat him like that
Ted Lasso is the most popular comedy about sports. The idea came from an advertisement for the Premier League, the actors do not understand anything about football at all
Koeman about Fati: We will give him more playing time, but everything depends on his condition
Ivanov has been appointed chief referee of the Sociedad - Monaco Europa League match
UEFA will appeal against the decision of the Madrid court on the Super League and apply for the dismissal of the judge
Messi - in PSG's application for the match against Manchester City
Sheriff in the Champions League-the miracle of the year. The cancellation of the limit helped, but so far in Moldovan football it is terrible: neither fans, nor money