Albania

Disa mënyra sesi çdo qytetar mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të virusit

TIRANË, 19 maj/ATSH/Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se çdo qytetar mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të virusit ndërsa ka sugjeruar disa mënyra të efektshme për parandalimin e prekjes nga sëmundja.

“Parandaloni përhapjen e COVID-19. Në kushtet e lehtësimit të masave, zgjerimit të fashave orare të lëvizjes, heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe përgjegjësia e çdo qytetari për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të respektojnë distancimin fizik, të ruajnë higjienën personale. Institucionet dhe bizneset duhet të zbatojnë protokollet strikte për parandalimin COVID-19”, – shprehet Ministria e Shëndetësisë.

Më tej, ajo sugjeron që të qëndroni sa më shumë të mundeni në shtëpi. “Qëndroni në shtëpi sa më shumë të mundeni. Nëse keni mundësi punoni nga shtëpia. Kufizoni kontaktet me personat e tjerë. Kur dilni ruani distancën prej të paktën 1.5 metra distance. Kufizoni kontaktet me personat e tjerë. Nëse jeni të sëmurë, qëndroni të izoluar”, informon Ministria. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Barcelona is ready to let Umtiti go. Lazio, Napoli, Roma and Torino are Interested in him
Dembele returned to training on the basis of Barcelona. He hasn't played since November
Milan will buy out Kjaer for 3.5 million euros
22 thousand tests before each match – so Union wants to return a full stadium. One game will cost more than a million euros
Real asked fans not to gather in Madrid to celebrate the championship
Ronaldo will not leave Juventus. He wants to overtake Immobile and Lewandowski on goals and win trophies
Napoli will pay about 81 million euros for Osimhen. Medical check-up is scheduled for Thursday