TIRANË, 12 maj /ATSH/ Në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Botërore të Infermierëve, në anfiteatrin e Liqenit Artificial të Tiranës, presidentja e Federatës Europiane të Infermierëve, Elizabeth Adams, përmes një videomesazhi, falënderoi të gjithë infermierët e infermieret shqiptare, në luftën që kanë bërë gjatë këtij viti pandemik.

“Ka pasur shumë sfida në vitin e kaluar e do të dëshironim të njihnim të gjithë infermierët që kemi humbur prej pandemisë dhe të shprehim mirënjohjen tonë për infermierët e infermieret shqiptare”- tha ajo.

“Ka qenë detyrë e vështirë, sfiduese, me kosto të larta shpirtërore. Kemi kuptuar që gjatë kësaj periudhe shërbimet shëndetësore kanë qenë të brishta, ne si IFC jemi të angazhuar të punojmë me ju. Ka qenë një punë e shkëlqyer, në këto ditë të vështira dhe dua t’iu falenderoj për punën e palodhur që keni bërë.”- theksoi Adams.

“Dua t’ju falënderoj për punën që keni bërë, formimin e infermierëve në vendin tuaj. Edukimi i infermierëve është shumë i rëndësishëm për të pasur rezultate të mira. Jemi plotësisht i angazhuar për të punuar me ju, si për kushtet e punës, digjitalizimin e sistemeve, që puna  juaj të jetë më e thjeshtë. Dua të falenderoj edhe Urdhrin e  Infermierëve. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Infermierit”,- deklaroi Adams. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.