logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

Ditari luftarak: Sulmi ndaj patrullës gjermane dhe konsultimi me ballistët për të pushkatuar katër komunistë

Historiani ushtarak Marenglen Kasmi ka publikuar sot një fletë nga Ditari luftarak i div. 100 të këmbësorisë malore i Wehrmacht-it gjerman.

Aty përshkruhet një ngjarje si u sulmua patrulla gjermane ku mbetën të vrarë dy ushtarë gjermanë dhe masat që u morën ndaj partizanëve në konsultim me forcat nacionaliste.

Në shënimin e tij ne Fb, Kasmi ngre pyetjen pse duhej të pyeteshin edhe ballistët për masat ndëshkuese ndaj partizanëve?

Më poshtë shënimi dhe faksimile…

Nga Marenglen Kasmi*

Nga Ditari luftarak i div. 100 të këmbësorisë malore i Wehrmacht-it gjerman: “Gjatë natës së (datës) 16.12. (1943) në Elbasan, komunistët zhvilluan një sulm mbi një patrullë gjermane. Gjatë sulmit u vranë dy ushtarë gjermanë. Pas lidhjes me komandën vendore gjermane dhe drejtuesit nacionalistë të Elbasanit u morën masat ndëshkuese të mëposhtme: pushkatimi i katër komunistëve që ishin arrestuar qysh më parë (dhe) ndalim qarkullimi për popullsinë civile nga ora 16.00 deri 06.00 (…)”.

Siç shihet në faksimilen e mëposhtme, repartet gjermane në ditarin e tyre luftarak kanë hedhur situatën ditë më ditë, e orë më orë. Në të është pasqyruar gjithçka, nga luftimet kundër ushtrisë partizane e deri te bashkëpunimi i çetave të Ballit Kombëtar me forcat gjermane.

Me rastin e 75-vjetorit të çlirimit do të bëjmë një analizë të plotë të këtij dokumentacioni nga arkivi ushtarak i Freiburg-ut. Duke e krahasuar atë me burimet tona, arrijmë të krijojmë një tablo më të plotë për LANÇ-in dhe qëndresën e shqiptarëve.

Në mbyllje: nuk e kuptova pse duhej të pyeteshin edhe ballistët se çfarë masash ndëshkuese duhej të merreshin se ishin vrarë dy ushtarë gjermanë…?

***

* Shënimi botohet me lejen e autorit. Ndalohet ribotimi pa lejen me shkrim të redaksisë.

e.k/Dita

All rights and copyright belongs to author:
Themes
ICO