Albania

Divjakë/ Nis rielektrifikimin në Goricaj dhe Gradishtë, shërbim krejt tjetër për 330 familje

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH – I. Vata/ Në Goricaj dhe Gradishtë, Divjakë ka nisur puna për rielektrifikimin me financim të OSHEE, i cili do të mundësojë shërbim krejt tjetër për 330 familje.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Erion Braçe i cili thekson se, “OSHEE po financon rielektrifikimin. Gropat e betonuara për shtyllat po mbarojnë dhe tani nis vendosja e tyre e shtrimi i kabllove që rritin parametrat e tensionit në furnizim, por edhe eliminojnë humbjet totalisht, tani në Goricaj e shpejt në Gradishtë”.

Braçe thekson se rielektrifikim do të mundësojë një shërbim më cilësor të furnizimit me energji për 330 banorët e këtyre njësive.

“330 familje plot, do kenë shërbimin krejt tjetër, ndërkohë po i vijmë në ndihmë edhe bujqve për serrat masive”, tha ai. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Liverpool's results are an anomaly. Don't be fooled by the shouting-the crisis is not so global (although it may cost the championship) Showsport's emotional reaction to Klopp's results
Leicester have stopped negotiations on the loan of Eriksen due to the high salary of the player
Buffon-Ronaldo: CR 760! I could have scored less
Barcelona's appeal against the suspension of Messi was rejected
The youngster agreed to go to Arsenal. Real will give midfielder in rent without the right of redemption
President of Genoa: I intend to keep Shomurodov. Juventus did not contact us
Liverpool have not scored any of their last 87 shots in the Premier League. The team has 4 consecutive matches without goals