Albania

“Do jemi konkurrentë të fortë për Tiranën, Prishtinën e Shkupin”/ Sa ka kushtuar Aeroporti i Kukësit, çmimet dhe të punësuarit

Me datë 18 prill pritet të ulet avioni i parë me pasagjerë nga Britania për në Kukës. Bëhet fjalë për nisjen e aktivitetit në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit, duke u bërë aeroporti i dytë civil në Shqipëri. Aeroporti ndodhet 3.5 kilometër në dalje të Kukësit.

Në intervistën për Top Channel, drejtori i Përgjithshëm i Aeroportit, Altin Progonati, ka treguar se janë dy kompani që kanë investuar për ndërtimin e tij, që në total kap shifrën e mbi 22 milionë eurove.

I pyetur se kush do të punojë në këtë aeroport, ai tha se stafi kryesor është i gjithi nga Kukësi, me përjashtim të disa posteve specifike që janë specialistë të aviacionit.

‘Stafi do jetë me rreth 110 persona, do jenë djemtë dhe vajzat e Kukësit që do të punojnë në këtë aeroport. Kemi pasur shumë kërkesa’.

Drejtori tregoi historinë duke thënë se që në fillim aeroporti u bë dhuratë për qytetin e Kukësit, pasi ishte i pari që priti refugjatët nga Kosova. Për këtë arsye brenda aeroportit janë të vendosura foto të zmadhuara nga momenti i mbërritjes së qytetarëve të Kosovës në Shqipëri.

Pista e aeroportit është 2200 metra dhe lejon uljen e avionëve deri në 73. 5 tonë.

Linjat aktuale me të cilat është nisur të bashkëpunohet janë Air Albania dhe AlbaWings. Destinacionet kryesore pritet të jenë Londra, Veriu i Italisë, Gjermania apo Zvicra.

Ende nuk dihen çmimet për fluturimet, por sipas drejtorit Progonati, janë projektuar të jenë më të lirat në Rajon.

‘Do jemi konkurrentë të fortë për Tiranën, Prishtinën, Shkupin, Ohrin dhe të gjithë aeroportet e zonës’.

Aeroporti mban emrin ‘Aeroporti Ndërkombëtar Zayed-Flatrat e Veriut’.

o.j/dita

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude