Mjekja Luada Çaushaj tregoi te Ola për marrëdhënien e ngushtë që ajo ka me familjarët e saj. E teksa foli për nënën, tha se ato kanë një raport të ngushtë dhe e ka më tepër si shoqe.

Luada nuk hezitoi që meritat për atë çka ajo është sot t’ua dedikojë dy prindërve të saj.

Luada foli edhe për mbështetjen e madhe që bashkëshorti i saj i ka dhënë. Ajo zbuloi se ata janë njohur herët kur ajo sapo kishte mbaruar shkollën e mesme, ndërkohë tregoi se profesioni i tij është financier.

Ata janë bekuar me dy binjakë, një vajzë dhe një djalë, dhe mjekja tha se jeta e saj ka ndryshuar totalisht pas lindjes së tyre, asgjë tjetër nuk ka më shumë vlerë se sa ata dy. Luada i cilëson si suksesin më të madh në jetë dhe do të dëshironte që të kishte edhe dy binjakë të tjerë si ata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb