Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Do ulemi në tryezë, do marim mendimin e ekspertëve”, Rama flet për vetingun e politikanëve. Si i përgjigjet pyetjes nëse do shkojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Pas takimit me drejtuesit e qarqeve, kreu i PS, Edi Rama foli për kërkesën e kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me vetingun e politikanëve.

“E para njëherë kërkesa e parë është bërë në vitin 2018. Tani kanë kaluar tre vite dhe gjërat ndryshojnë, nëse ka argumenta bindëse, do të ulemi në tryezë, do të japim të gjithë disponimin për të dëgjuar, do të marrim mendimin e ekspertëve të fushës dhe do dalim në konkluzione”.

Rama foli gjithashtu nëse do shkonte të dëshmonte në Komisionin Hetimor Parlamentar për 25 prillin.

“Patjetër, njerëzit kanë votuar të lirë, çdo ditë po bëhet më e qartë që PD i ka humbur ato zgjedhje” – tha Rama.

i.b. / dita