Albania

DOREZOHET Donald Trump: I hap rruge tranzicionit per t’i liruar vendin Joe Biden-it

Presidenti Donald Trump tha të hënën se i ka hapur rrugën tranzicionit për presidentin e zgjedhur Joe Biden, duke udhëzuar administratoren e agjencisë federale të Shteteve të Bashkuara që është e ngarkuar me këtë proces, që “të bëjë atë që duhet bërë”, megjithëse do të vazhdojë me sfidat ligjore.

Administrata e Shërbimeve Qeveritare (GSA) hapi dritën jeshile zyrtarisht për tranzicionin presidencial, pak pasi shteti i Miçiganit çertifikoi fitoren e demokratit Biden.

Me zhvillimet e fundit, përpjekjet e presidentit Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, që kishin pësuar disa disfata, duket se po i afrohen përfundimit.

Presidenti Trump shkruante në Twitter se administratorja e GSA-së Emily Murphy dhe ekipi i saj duhet “të bëjnë atë që duhet bërë në lidhje me protokollet fillestare dhe i kam thënë ekipit tim të bëjë të njëjtën gjë”

Dhënia e autorizimit nga GSA do të thotë që ekipi i zotit Biden tani do të ketë fonde federale dhe një zyrë për të kryer tranzicionin gjatë dy muajve të ardhshëm.

Kjo gjithashtu bën të mundur që zoti Biden dhe nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris të marrin njoftime të rregullta të sigurisë kombëtare që merr edhe zoti Trump.

Një deklaratë nga ekipi i tranzicionit i zotit Biden, thuhej se takimet do të fillonin me zyrtarët federalë lidhur me përgjigjen e Uashingtonit ndaj pandemisë së koronavirusit, së bashku me diskutimet e çështjeve të sigurisë kombëtare.

Football news:

Ronald Koeman: Barcelona played their 7th game away in a row. We are far behind Atletico, but we will fight
Arsenal, Leeds and Hertha are Interested in Draxler. PSG is ready to release him and Kerer
Barcelona is Interested in Bernat. The defender's contract with PSG expires in the summer
McKenney celebrated Bologna's Harry Potter-style goal with a magic wand in his hand
Kimmich provided 3 assists per game for the first time since 2017
Griezmann supported the 15-year-old Ukrainian who was beaten in Paris: Power to you, Yuri. Unbearable footage
Lampard on Werner's unforced penalty: I'm upset. He gave a lot to Chelsea, it just went wrong