Opozita e Bashkuar mbetet e palëkundur në ruajtjen e koalicioneve parazgjedhore pavarësisht se PS tashmë ka një draft në tryezën e Këshilli Politik.

Bylykbashi thotë se Opozita do zgjidhje konsensuale dhe për këtë i është kërkuar ODIHR një ekspertizë për Këshillin Politik.

Ai shton se koalicionet parazgjedhore duhet të ruhen ,teksa shton se tashmë Gjiknurit dhe mazhorancës i është lënë kohë për të reflektuar dhe për të pranuar kërkesën e Opozitës.

”Marrëveshja e 14 janarit thotë, që nëse palët nuk kanë konsensus t’i drejohen OSBE.  Duam zgjidhje konsensuale. PS do të ndryshojë atë që është e pranuar kosnensualisht për 17 vite.

Duam zyrtarisht nga PS që t’i drejtohemi OSBE. Presim përgjigje zyrtare me shkrim nga Gjiknuri. I dhamë kohë për të reflektuar. Çështa për koalicionet, edhe më 23 korrik, nuk lëvizim nga koalicionet parazgjedhore, pa marrë një ekspertizë nga ODIHR.

Ne kemi bërë kërkesë zyrtare, presim përgjigje. 14 janari është themeli i funksionimit.”- tha Bylykbashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb