SHBA

Që prej nisjes së pandemisë së Covid-19, shumë foto prekëse kanë qarkulluar në rrjetet sociale. Fotoja e fundit vjen nga spitali ‘United Memorial Medical Center’, Houston, në Texas.

Në foton e dhimbshme të publikuar nga ‘People’, shfaqet një mjek i veshur me pajisje mbrojtëse ndërsa përqafon një pacient në lot nga Covid-19.

“Isha në njësinë Covid kur pashë këtë pacient të moshuar që po ngrihej nga shtrati, ndërsa ai ishte në lot dhe po përpiqej të largohej”- tha mjeku për mikrofonat e CNN.

“Iu afrova dhe e pyeta pacientin se pse po qante dhe m’u përgjigj ‘dua të jem me gruan time’ dhe unë e përqafova menjëherë me erdhi spontanisht”- tregoi doktor Joseph Varon.

“E përqafova sepse kur e pashë u trishtova shumë. Ishte dita e 252-të rresht që punoja pa pushim”- shtoi me tej mjeku i cili dha edhe një apel për të gjithë.

“Njerëzit sillen në mënyrë të gabuar, shkojnë në bare, restorante, në qendrat tregtare. Nuk dëgjojnë dhe përfundojnë në repartin tim covid, pastaj në terapi intensive. Dua t’i them se nuk kam aspak dëshirë t’i përqafoj”- përfundoi mjeku.

Texas-i është një nga shtetet amerikane më të prekura nga Covid-19, duke kaluar 1 milion të infektuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb