Albania

Durrës/ Arrestohen në flagrancë 4 persona, procedohet penalisht edukatorja për dhunimin e 3-vjeçarit, shpallen në kërkim 2 vëllezërit për kultivim droge

4 persona kanë rënë në pranga nga policia e Durrësit ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Sipas informacionit të policisë bëhet me dije se shtetasit G. A., 51 vjeç, L. T., 55 vjeç dhe S. S., 53 vjeç u kapën në flagrancë duke kultivuar lëndë narkotike.

Po ashtu  një 60 vjeçar është arrestuar duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi është përplasur me një automjet duke shkaktuar dëme materiale.

Ndërkohë një 40-vjeçare, edukatore është proceduar penalisht pasi ka ushtruar dhunë mbi  një fëmijë 3-vjeçar.

Durrës
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas si dhe procedohet penalisht 1 shtetase, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

A., 51 vjeç, banues në Nikël,Krujë, për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe S. S., 53 vjeç, banues në Halil, Krujë, për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 55 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve

G. T., 31 vjeç dhe S. T., 33 vjeç, ( vëllezër), banues në fshatin Zallë, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”, shtetasja E. K., 40 vjeçe, banuese në Durrës, (edukatore në një kopësht në lagjen nr.14, Durrës), pasi ka bër kallëzim shtetësja Z. Sh., se gjatë kohës që ka qënë në kopësht i është lënduar në këmbë fëmija i mitur 3 vjeç dhe pas mjekimit në spital është larguar në banesë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S. J., 60 vjeç, banues në Durrës, pasi në Manëz, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi është përplasur me një automjet duke shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Football news:

Sadio Mane: Salah and Firmino are among the best players in the world. I am proud that I scored 100 goals in the Premier League
Manchester United flew to the match with Leicester by plane: the distance is 170 km, the travel time is 10 minutes. The club is criticized for being unecological
Two fans arrested for homophobic chants at the Man City - Burnley match
Barcelona has no plans to return Dani Alves, as he will take away playing time from Desta and Mingesa
You walk, and I fly. Zlatan about hitting through himself in the match with Verona
Lille coach: Benzema is an outstanding player. This is what is needed for the Golden Ball
Sandro Wagner: Messi didn't deserve the Golden Ball. Chiellini is the favorite, followed by Lewandowski