Dvorani u dekorua,
kampion kundër korrupsionit,
po kundërshtarin e tij,
si do ta etiketonit?!
Meta ishte kundërshtari,
“betejat” mund t’i kujtoni,
për korrupsionin i mbetet,
që të jetë ETALONI!
Ne kemi qënë pro Dvoranit,
dhe shpesh e morëm në mbrojtje,
ballë për ballë Katallanit,
fare pa frikë dhe pa ndrojtje!
Dvorani u bë kurban,
në luftën me një të marrë,
po dikush mbante shënime,
shkroi tamam si kishte ngjarë!
Etaloni i korrupsionit,
më keq zullumin e trashi,
dekorata për Dvoranin,
shuplakë për Metën nga DASHI!
Katallani doli dje,
si gjithnjë i hakërryer,
dhe na tha-“Me Amerikën,
kam marrëdhënie të shkëlqyer!.”
T’i ngrejë Ramës monument,
armiku NJË i Dvoranit,
po mos ishte President,
do qe në listë me Fullanin!
Amerika ja di pronat,
vilat dhe paret e thata,
kur të mbetet pa një post,
direkt do shpallet:”Non Grata!.”
Do jetë në listë me Fullanin,
që e ka një mik me kokë,
bën vaki në një qeli,
mund të përfundojnë tok!
Po Amerika në burg,
këtu nuk fut dot njeri,
ndaj e mban gjithmonë të ngritur,
Reformën në Drejtësi!
Etaloni i korrupsionit,
ose Njëshi i Shqipërisë,
ka qënë që në fillim kundër,
Reformës së Drejtësisë!
Dekorata e Dvoranit,
erdhi në kohën e duhur,
fiks kur Meta po e bën,
Kushtetutën baltë e pluhur!
DASHI i ri i Amerikës,
dha një dekoratë me vlera,
dhe në dritaren shqiptare,
trokiti të dëgjoi dera!
Meta s’ruan dot qetësinë,
e ka kapur keq paniku,
dhe pse një prangosje e afërt,
nuk ka asnjë lloj reziku!
Po ai është trëmbur keq,
aq sa e ka humbur fare,
duke akuzuar DASHIN,
si MAFIEN NDËRKOMBËTARE!..
Kjo është gjuhë e një të marri,
që si në rrethim është gjëndur,
një të marri nga Skrapari,
një fshatari të pagdhëndur!
Dekorata e Dvoranit,
qënka si fletë lavdërimi,
po dekoratat e tua,
si t’i quajmë Ilir Trimi?!
Në këtë konflikt verbal,
jam me Amerikën mike,
e dekoratat e Metës,
s’janë as letra higjenike!
Lere Lirko presidencën,
ktheu me tamam mes nesh,
ktheu rrimerr LSI-në,
se po ikën-o për lesh!
Lere Lirko presidencën,
se s’të mbajnë nervat fare,
je kthyer në fenomen,
të gjaknxehtësisë shqiptare!
A.DUKA