Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar Albin Kurtin dhe i ka çuar një mesazh të qartë dy ditë para takimit në Bruksel për dialogun.

Vuçiç i thotë Kurtit se këto nuk janë ditë të lehta dhe ai s’duhet të kërcënojë më Serbinë.

Ai i është referuar deklaratave të kryeministrit të Kosovës se do e padisë Serbinë për gjenocid, por Vuçiç e ka ftuar atë ta bëjë dhe mos luajë më.

Sipas Vuçiç, Kurti nuk i shet dot truke atij pasi ka shumë vite në politikë.

‘’Nuk është koha për fjalë të mëdha, por për një pozicion të vendosur.

Nuk janë ditë të lehta para nesh dhe situata nuk është rozë. Kjo nuk është koha për gjëra të mëdha, por për një qëndrim të vendosur, por gjithmonë ka kohë për të treguar se sa duam dialog dhe sa e rëndësishme është të shikojmë te e ardhmja,

Beogradi dëshiron të flasë, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por kjo po bëhet më e vështirë, sepse çdo ditë lidershipi shqiptar sulmon Serbinë.

Mos kërcëno më, bëje. Mos luaj me ne me këto gjëra. Unë kam qenë në politikë për një kohë të gjatë, e di se çfarë do të thotë kjo, ai do të na kërcënojë me një proces gjenocidi dhe ne do të jemi tmerrësisht të shqetësuar, kështu që dikush jashtë do të thotë se do t’i parandalojë ata dhe ne do ta njohim Kosovën. Mundohuni t’i shisni ato truket dikujt tjetër, por jo mua “, tha Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb