Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

E papritur, skuadra e njohur italiane nuk i pagoi lojtarët që nga muaji korrik

skuadra e njohur italiane nuk paguante lojtarët që nga muaji korrik

Skuadra e njohur italiane, Catania ka përfunduar në Komisionin e Disiplinës së futbollit për shkak se nuk ka shlyer detyrimin e pagave ndaj lojtarëve.

Një nga futbollistët e klubit kishte dhënë një deklaratë duke thënë se ata nuk janë paguar që nga korriku. Komisioni i disiplinës ka pranuar akuzën e futbollistëve, duke e dënuar Catanian me heqje dy pikësh dhe detyrimin menjëherë të pagesave ndaj futbollistëve.

Skuadra e Catanias ndodhet në Serinë C italiane, por më parë ka luajtur në Seria A.

Kushtet e vështira financiare bën që klubi të binte në Serinë B në vitin 2014. Ndërsa vetëm një vit më pas, Catania Calcio u rrëzua gjithashtu në Serie C.