Albania

Ekspertizë nga OSBE-ODHIR/ Pëllumbi: Duhet së pari të kemi një draft, opozita të propozojë alternativa

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi u shpreh se,  mazhoranca ka paraqitur në Këshillit Politik draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor si rezultat i ndryshimeve Kushtetuese që ndodhën në fund të sesionit të kaluar.

“Ai është një draft shumë më kompleks ku përfshihen edhe çështja e listave e hapura. Të gjitha partitë  janë për listat e hapura kështu nuk e kuptojmë dot pse PD dhe LSI mbajnë një qëndrim kundërshtuese ndaj një drafti, për të cilin ata duhet të thonë se çfarë mendojnë, pra të paraqesin draftet e tyre. Qëllimi i Këshillit Politik është pikërisht ky që të diskutojë e të arrijë në një dokument përfundimtar me sa më shumë konsensus”- tha Pëllumbi gjatë një interviste televizive.

Lidhur me qëndrimin e Presidentit të Republikës Pëllumbi tha se, “presidenti Meta ka kohë që ka dalë nga roli i tij dhe në fakt është në rolin e një opozitari shumë të mirë. Ne jemi duke u përpjekur që t’i hapin listat edhe pse Partia Socialiste në fillim nuk ka qenë për hapjen e listave, por meqenëse kjo mori një shtrirje masive dhe qytetarëve i krijohet mundësia që përveç forcës politike të japin parapëlqimin e tyre edhe për figurën e deputetit që duan, jemi pikërisht duke u përpjekur për këtë”.

Ai tha se pragu elektoral 3% është propozuar nga opozita dhe është një prag i gjithë pranuar. Ndonëse vijoi ai, 3% është niveli minimum pasi ka vende që e kanë më të lartë.

“Që kur është krijuar Këshilli Politik, me iniciativën tonë është pranuar që të atashohen ekspertët e OSBE/ODHIR dhe ata e kanë asistuar Këshillin Politik me rekomandimet e tyre. Duhet të jemi të qartë që OSBE/ODHIR punon mbi një draft dhe nuk përgatit dokumente pra ne duhet paraprakisht të kemi një draft qoftë edhe me kundërshtime nga palët që ta paraqesim apo ta çojmë te ODHIR për rigjykim”- tha Pëllumbi.

Pëllumbi tha se, “ne kemi disa afate për paraqitjen brenda shtatorit të një drafti në Parlament, për të vijuar më pas me procedurën e procesit zgjedhor. Ndaj palët nëse duan që më 25 prill të ketë zgjedhje duhet të ulen në tavolinë dhe të gjejnë konsensusin për përgatitjen e një materiali qoftë edhe jo plotësisht konsensual për t’ja paraqitur OSBE/ODHIR. Në rast se qëndrimi i opozitës do të vazhdojë të jetë mohues atëherë ata  nuk i dëshirojnë zgjedhjet më 25 prill”.

Ai shprehu bindjen për fitoren e një mandati të tretë të PS-së .”Të gjitha sondazhet dhe analizat tona na e krijojnë këtë besim. Ndaj jemi të bindur që duhet të vazhdojmë me përfundimin e reformave të nisura në mandatin e tretë. Ne jemi forca e duhur për të çuar përpara vendin në rrugën europiane “- theksoi Pëllumbi. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Di Maria didn't want to go to Manchester United, but he moved for a fat contract - and didn't fall into van Gaal's philosophy at all. The coach and the robbery broke it
UEFA will reduce payments to clubs in the Champions League and Europa League for 5 years due to losses from the pandemic
Cherchesov's son had a successful operation after breaking his jaw. Recovery period - 4 weeks
Alberto Zaccheroni: Ibrahimovic had a greater impact on Italian football than Cristiano Ronaldo
Lucien Favre: Borussia can't rely too much on Holand. He played all the matches for the national team
Simone Inzaghi: Borussia is one of the top eight teams in Europe. Lazio need to play aggressively
Ramos missed Real Madrid's training session and most likely won't play Shakhtar