Albania

Elbasan/ Ekzekutohet me silenciator 41 vjeçari në makinë në sy të gruas! Vite më parë iu vra vëllai dhe kushëriri! 2 autorët në kërkim

Nje 41-vjeçar është ekzekutuar me armë me silenciator mbrëmjen e sotme në makinë në sy të gruas së tij në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan.

Viktima është identifikuar si Everest (Ibrahim) Çaka, 41-vjeç nga Fushë-Mbreti, teksa si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur e plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën, edhe gruaja e tij, Silvana e cila ndodhej bashkë me të në makinë.

Dyshohet se autorët që e kanë qëlluar kanë qenë 2 dhe ende nuk janë identifikuar.

Shkak i vrasjes dyshohet se ka të bëjë e shkuara tij, kjo pasi Çaka ka lidhje me persona me të shkuar kriminale që kanë mbetur të vrarë pak vite më parë. Më konkretisht, atij i është ekzekutuar vëllai në Barcelonë si edhe kushëriri në Belgjikë. Bëhet fjalë për Ardit (Arjan) Spahiu.

Ky i fundit është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan.

Në vendin e ngjarjes janë forca të shumta policie, teksa i pranishëm është edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe prokurori Kreshnik Ajazi. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, tek
sa janë ngritur pika kontrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës. Në vendin ku është kryer ekzekutimi të vetmet kamera sigurie janë të një shtëpie 150 metra larg vendit të ngjarjes, teksa zona përreth është errësirë.

Kjo është vrasja e tretë brenda 2 ditësh. Një ditë më parë, 10 maj, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’ në Vlorë, Bledar Birçaj, teksa mbrëmjen e djeshme mbeti i vrarë Mehmet Qema nga Hasi. Ai u ekzekutua me një plumb në gjoks, nga miku i tij Marjus Dema, 28 vjeç, i cili u vetëdorëzua më pas në polici.

o.j/dita

Football news:

Smertin recalls Euro 2004: he almost fought in the joints, defended against the young Cristiano and understood the excitement of the Bridge
Gareth Southgate: We shouldn't be football snobs. In matches with top teams, diversity is important
Leonid Slutsky: I am still sure that the Finnish national team is the outsider of our group. They were very lucky against Denmark
I'm not a racist! Arnautovic apologized for insulting the players of the national team of North Macedonia
Gary Lineker: Mbappe is a world-class star, he will replace Ronaldo, but not Messi. Leo does things that others are not capable of
The Spanish fan has been going to the matches of the national team since 1979. He came to the Euro with the famous drum (he could have lost it during the lockdown)
Ronaldo removed the sponsored Coca-Cola at a press conference. Cristiano is strongly against sugar - does not even advertise it