Në komunat Caltagirone, Ramacca dhe Calatafimi Segesta (TP), më shumë se 120 karabinierë të Komandës Provinciale të Catanias, të mbështetur nga ana e stacionit ushtarak të Calatafimi Segesta, nga Ndërmarrja Ndërhyrëse Operative e Regjimentit XII ° “Siçilia” dhe forca të tjera policore në Katania, kanë ekzekutuar urdherin e arrestit të dhënë nga Prokuroria vendore për 9 persona, nën akuzë për trafik të lëndëve narkotike, kokainë, hashash dhe marijuanë.

Grupi kriminal i goditur kishte vite që veprontenë fushën e tregtimit të drogës në sheshe të ndryshme të komunave dhe qyteteve të vogla italiane. Tregtimi i lëndës narkotike u zhvillua kryesisht në  Palagonia, Ramacca dhe Caltagirone, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Hetimet gjithashtu kanë bërë të mundur edhe zbulimin e rolit të gjithë-secilit anëtar të bandës. Sipas asaj që zbuluan hetuesit, çdo anëtar bande arrinte të fitonte deri 4000 euro në një muaj, si rezultat i shitjes së lëndëve narkotike. Karabinierët arrestuan disa pjesëtarë të bandës, por sekuestruan edhe para të gatshme, mbi 23 mijë euro, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Gjykata dha “arrest shtëpie” për:

Giuseppe Gambino (lindur në 1998), banues në Caltagirone;

Giuseppe Russo (lindur 1979), banues në Caltagirone;

Giovanni Indovino (lindur në 1993), banues në Ramacca;

Gaetano Oglialoro (lindur 1977), banues në Ramacca në shtëpi në komunitetin La forza në Calatafimi Segesta (Trapani);

Fulvio Pezzano (lindur në 1993), banor në Caltagirone;

Valter Hoxha (lindur në 1991) në Shqipëri, banues në Caltagirone.

U dha detyrim paraqitje për:

Fabio Fortunato (lindur në 1985), banues në Caltagirone;

Abdulla Hoxha (lindur në 1996) lindur në Shqipëri, banues në Caltagirone (tashmë nën arrest shtëpiak);

Emanuele Buscemi (1991), banor i Caltagirone.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb