Albania

“Eshtë dashamirës që të ndihmohet sporti”, Olsi Rama: Me kryeministrin kam bërë pakt, kur flasim për futbollin, flasim për Juventusin

Drejtori i klubit të Partizanit Olsi Rama pranon se kryeministri i vendit dhe vëllai i tij, Edi Rama është dashamirës ndaj sportit.

Në studion e “Sport News” në “News 24”, zyrtari i lartë i 16-herë kampionëve të Shqipërisë tregoi se hera e fundit që ka biseduar me vëllain e tij për problemet e futbollit në Shqipëri ka qenë vitin e kaluar për ndryshimet ligjore për dënimin e dhunës në sport dhe për maskat fiskale.

“Kam patur një komunik që vjet me të për masat kundër dhunës në sport dhe masat fiskale. Bojkoti erdhi papritur. Kemi bërë një pakt të mos flasim për këto probleme.

Kur kemi folur për futboll, kemi folur më shumë për Juventusin dhe thuajse shumë pak për Partizanin. Ai e ka të qartë, është simpatizant i sportit.

Është shumë dashamirës që të ndihmohet sporti. Është bërë si bojkoti i Superiores, por nuk duhet të ndihmohet vetëm futbolli.

Duhet të ndihmohet arti dhe fusha të tjera. 30 vjet më parë sporti dhe arti financohej dhe mbështetej nga shteti. Tani kemi kaluar në një ekonomi tjetër. Janë bërë ndryshime në ligj që favorizojnë, por duhet më tepër.

Pastaj se sa do të arrihet gjuha e përbashkët, është në dorën e aktorëve pjesëmarrës”, deklaroi drejtori i Partizanit Olsi Rama.

Football news:

Ozil posted a GIF of himself at work in the office: Forward, Arsenal
The Slovenian youth team wants to expel the tyrant coach: he is Against warm-UPS, forbids sleeping on planes and celebrating goals
Ozil on the rapid match: I'll support Arsenal at the TV. I bet on a 4-1 win
Alexey Miranchuk: It's nice to be Back in the game. We continue to work 🤙 🏻
Liverpool will deliver food packages to families in need during the school holidays
UEFA reprimanded Karabakh in a military salute on a match of League of Europe
The Messi Foundation won a lawsuit against the ABC newspaper. They wrote about the organization's tax fraud