Albania

Është hall apo qejf të jesh gruaja e kryeministrit Rama? Ja si përgjigjet Linda Rama

Ne naten finale te “Në Kurthin e Piter Pan”, të ftuar kanë qenë dy personazhe shumë speciale. Mbrëmja u çel me Ermal Metën, këngëtarin me origjinë shqiptare që na ka bërë të ndihemi shumë krenar, për ta mbyllur këtë sezon me Linda Ramën, e cila ka mbajtur një profil shumë të ulët publik, edhe pse është bashkëshortja e kryeministrit, Edi Rama. Ajo iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve të përgatitura nga fëmijët, të cilët jane përpjekur që ta fusin në “kurth”, zonjen Rama, ndonëse ajo e kaloi me sukses këtë “konferencë” përpara gazetarëve të vegjël, shumë profesionist. “Është hall apo qejf të jesh gruaja e kryeministrit Edi Rama”, ishte pyetja e parë që iu bë, për të cilën ajo iu përgjigj menjëherë, duke treguar se nuk është aspak “hall”, por është shumë me përgjegjësi.

“Hall nuk është, është e sigurt se kryeministrin e zgjedh populli për të drejtuar vendin dhe është vlerësimi madh. Është peshë shumë e madhe çdo ditë dhe natë, por kur sheh gjërat e mira që bëhen, ia vlen ta mbash këtë peshë”, u shpreh ajo. E megjithatë, të qenurit bashkëshortja e një drejtuesi shteti, e ka detyruar atë që të heqë dorë nga disa gjëra, për të cilat Linda Rama na i tregoi pa u nguruar aspak. Kam hequr dorë nga disa gjëra, por ia vlen të heqësh për të qenë gruaja e kryeministrit. Unë kam dhënë shumë vite mësim, dhe tani nuk jap më për shkak se jam shumë e zënë”, iu përgjigj Linda Rama, fëmijëve.

Football news:

Brescia reported that Balotelli weighs 100 kg. He gained 8 kg of extra weight
60 years ago, the USSR team was the first to win the Euro
The Premier League admitted that incorrect penalty decisions were made in all of Thursday's matches
Manchester United of the mid-90s, Flamengo of the 70s, England of the 80s: 101 best forms in the history of football (first part)
UEFA President: The memory of the Soviet victory at Euro 1960 will live long
Fabregas on the best coaches in their careers: Guardiola, Mourinho and Wenger. The way Jose played with my mind was unbelievable
Napoli will extend the contract with Gattuso until 2023