Albania

Euro2020 / Spanja barazon me Poloninë, të dyja skuadrat rrezikojnë eliminimin

Pas barazimit 1-1, Spanja dhe Polonia rrezikojnë eliminimin pas ndeshjes së tyre në Sevilla. Spanja nuk arrit të fitojë asnjë nga dy ndeshjet që i ka luajtur në shtëpi.

Morata zhbllokoi ndeshjen në minutën e 25-të. Gerard Moreno ka goditur drejt portës dhe sulmuesi i Juventus e ka dërguar topin në rrjetë dy hapa larg portës. Goli është anuluar fillimisht nga anësori.

Më pas është konfirmuar nga VAR, me të drejtë. Gjithsesi, anësori duhej të kishte pritur dhe jo direkt flamurin ngritur. Në fundin e pjesës së parë, Leëandoëski ka humbur mundësinë më të pastër, pas shtyllës që goditi shoku i ekipit.

Në fillim të pjesës së dytë barazohet ndeshja. Leëandoëski ka shënuar me kokë për polakët. Ylli i Bayern ka fituar duelin ajror me Laporte dhe ka shënuar me kokë. Mbrojtësi i Spanjës ka protestuar për një faull, por VAR e ka konfirmuar golin.

Tri minuta më vonë, Spanja ka fituar një penallti. Te pika e bardhë është paraqitur Moreno, goditja e të cilit ka përfunduar në shtyllë. Topi ka shkuar te këmbët e Morata-s, i cili e ka dërguar jashtë me portën bosh.

Spanja kishte edhe 3-4 raste të pastra për shënim më pas, por Morata nuk është në ditën më të mirë, pa harruar edhe meritën e portierit polak.

Football news:

Fantastic story of a surfer from Australia: he won bronze after a severe skull injury (he couldn't even walk)
Aguero underwent a course of stem cell treatment to restore the cartilage of the knee joint
Mills on Varane at Manchester United: I'm not sure that he will be like van Dijk or Dias. There are 6 difficult matches in La Liga, not counting the Champions League
Memphis Depay: I don't care if they call me a rebel. Suarez won a lot not because he is the nicest person on the field
Barca will not have to register Messi as a newcomer. He will be able to work at the training camp without signing a contract
Petkovic headed Bordeaux. He worked with the Swiss national team since 2014
Chelsea may include Zouma in the deal with Sevilla for Kunde