Albania

Faksimile: Basha nuk ndal lobimet, 30 mijë $ për të takuar Matthew Palmer, 6 ditë pas paktit të “5 qershorit”

Ndonëse nuk ka dha kurrë llogari para drejtësisë për burimin e shumave marramëndëse të dollarëve që pagoi për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, duket se vijon me avazin e vjetër, për të fituar akses përtej oqeanit, përmes kompanisë së kontraktuar për lobim “Sonoran Policy Group”.

Së fundmi, në deklarimet e fundit që kjo kompani ka bërë zyrtarisht në Departamentin Amerikan të Shtetit, dalin detaje të reja për sherbimet e ofruara ndaj Partisë Demokratike dhe qellimet e kësaj të fundit.

Siç provon ky dokument, Partia Demokratike ka kërkuar përmes firmës së lobimit që të realizojë një telefonatë me Matthew Palmer, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit amerikan me qëllim një vizitë në SHBA. Kërkesa e PD për të kontaktuar me Palmer regjistrohet në 11 Qershor të këtij viti, vetëm 6 ditë pas marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore në vend.

Nga deklarimet e kompanisë rezulton se në 19 Qershor të këtij viti, PD i ka paguar asaj, faturën e shërbimit prej 30.000 dollarësh.

Kujtojmë që në 10 mars të këtij viti, kur bota dhe Shqipëria po përballej me pandeminë e covid19, PD nënshkroi një tjetër kontratë me “Sonoran Policy Group”, sipas së cilës do t’i paguante kompanisë plot 60 mijë dollarë. /Lexo.al

Kliko për më tepër KËTU DHE KËTU

l.h/ dita

Football news:

The Italian Ministry of health called for the suspension of Serie A due to coronavirus
Chelsea loaned Barkley to Aston Villa
Mourinho on the exchange with Lampard: just expressed the opinion of the old coach to a young colleague. Be calm when the team wins
The Premier League was spooked by chaos with a penalty for playing with his hand (6 for 3 rounds). The judges were asked to take into account the context - proximity to the opponent and the position of the hands
Bayern midfielder kuizans will be examined in Leeds today, the transfer amount is 20 million euros
Bayern can sign Lemar from Atletico
Kolasinac will move to Bayer from Arsenal for 11 million euros + bonuses (Fabrizio Romano)