Albania

Femrat apo meshkujt më të paguarit në Shqipëri? Profesionet me më shumë të ardhura

Meshkujt në Shqipëri vijojnë të paguhen më shumë se sa femrat për të njëjtin pozicion pune, fenomen që ndër vite nuk ka ndryshuar.

Sipas publikimit të INSTAT, “Burrat dhe gratë në Shqipëri 2020”, rezulton se paga mesatare mujore bruto për një burrë të punësuar për vitin 2019 është 54.940 lekë, ndërsa për gratë është 49.411 lekë, apo 5529 lekë më pak.  Hendeku i pagesës midis gjinive vihet re në të gjitha llojet e aktiviteteve ekonomike, ku aktivitetet financiare dhe të sigurimit rezultojnë më të mirëpaguarat, pagë e cila për meshkujt arrin në  afro 118.6 mijë lekë ndërsa për femrat në 100.7 mijë lekë apo 17.8 mijë lekë diferencë.

Informacioni dhe komunikacioni është sektori i dytë më i mirëpaguar ku paga mesatare bruto për meshkujt arrin në afro 85.5 mijë lekë ndërsa për femrat 73.2 mijë lekë, me një hendek prej 11.2 mijë lekësh.

Në vendin e tretë për nga pagat më të larta renditet administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ku gjinia mashkullore paguhet 68.4 mijë lekë në muaj dhe ajo femërore 59.081. Më pas renditen aktivitetet te pasurive të paluajtshme; Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitet të shërbimeve administrave dhe mbështetëse me paga rreth 61.1 mijë lekë në muaj për meshkujt dhe 57 mijë lekë për femrat.

Ndër të gjithë aktivitetet pagat më të ulëta janë në bujqësi, peshkim; Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; transport dhe magazinimi; aktivitete e akomodimit dhe shërbimit ushqimor si dhe industria nxjerrëse.

l.h/ dita

Football news:

Barcelona and Bayern have won the Champions League 10 times. 6 other participants of the 1/4 final of 0 cups
Gennaro Gattuso: Napoli fell asleep for half an hour and gave Barca victory. We dominated and hit more often
Lewandowski finished off Chelsea: 2 goals and 2 assists. His statistics this season are more than space
Barca flick: Not focusing on Messi. We want to show our strengths
Lewandowski scored 7 (3+4) points in two games with Chelsea and participated in all of Bayern's goals
Messi has been scoring in the Champions League for 16 years. More only have Raul-17
Luis Suarez: the main Thing is that Barcelona goes further. Bayern are one of the candidates to win the Champions League, just like other teams