Albania

Festa e Republikës turke celebrohet në Tiranë në mënyrë demonstrative, Ndreca: Bravo Mr. Brekushja, a do e bëjë Erdogan këtë më 28 nëntor?

Me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë, ndërtesa e Universitetit Politeknik të Tiranës në sheshin “Nënë Tereza” është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Turqisë.

Ndriçimi i godinës së universitetit me rastin e 29 Tetorit është organizuar nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë dhe me lejen e autoriteteve shqiptare.

Më 29 tetor të vitit 1923, Mustafa Kemal Atatürk, zyrtarisht shpalli emrin e kombit dhe statusin e vendit si republikë.

Më pas u zhvillua një votim në Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe Atatürk, me votim unanim u zgjodh presidenti i parë i Republikës së Turqisë. Që atëherë, Turqia feston Ditën e Republikës çdo 29 tetor.

Por celebrimi i kësaj feste në mënyrë demonstrative në Tiranë, ka shkaktuar polemika në rrjet.

Studiuesi Ardian Ndreca ndërkohë, thotë se shpreson që edhe Erdogan të bëjë të njëjtën gjë më 28 nëntor.

“Shpresoj që me 28 nandor edhe Erdogani të bajnë të njejtën gja në Stamboll!

Bravo Lali Eri dhe Mr. Brekushja haute couture, jeni në gjendje me t’i neveritë idealet republikane pse sulltanat republikan asht nji kontradiktë në vetvete”, shkruan i revoltuar Ardian Ndreca.

(TemA)

Football news:

The most beautiful football documentary, I think, was made about Leeds. We talked to the Director
Nice Vieira was dismissed from the post of coach
Neymar will extend his contract with PSG if the club sign Messi (Mundo Deportivo)
Lewandowski Pro Champions League: one win is not enough. Bayern are still hungry
Messi named best striker of 2020, Lewandowski named best nine (ESPN)
Lewandowski on the cancellation Of the Golden ball 2020: Many people know that I had the best season. I'm glad everyone saw it
City had a row with Porto over a report on the website: the Portuguese attacked Pep and Fernandinho, and Silva was accused of racism