Albania

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit vijon në natën e tretë me shfaqjen “Zogu i zi”

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ Ka vijuar konkurrimi në “Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit” me shfaqjen “Zogu i zi”, e cila është transmetuar mbrëmjen e djeshme në faqjen zyrtare të “TK”

Shfaqja “Zogu i zi” vjen në këtë festival si një projekt i pavarur dhe nuk përfaqëson ndonjë institucion teatror në hapsirën shqipfolëse.

Regjisor i këtij projekti është Donald Hasani, aktorë Pjerin Vlashi, Eglantina Cenoimeri, Franceska Hysi, producent Florian Çanga dhe skenografe Stela Laknori.

Drama “Zogu i Zi” bazohet në historinë midis një vajze 12-vjeçare, e cila takohet me një burrë rreth të tridhjetave në një barbekju, nga i cili abuzohet seksualisht. Abuzuesi dënohet për pedofili por kjo ngjarje ka lënë pasoja psikologjike tek Una e cila tashmë dhe pse në moshë te rritur akoma e vuan.

Ajo e kërkon dhe e gjen ne internet Rein pas 15 vitesh, për t’i dhënë mundësi vetes të kuptoje pse ka ndodhur kjo histori, si dhe të riekzaminojnë së bashku, diçka që secili e ka bërë brenda vetes. Pjesa ka të bëjë me natyrën e të vërtetës dhe sesi pas 15 vitesh ne mund ta riimagjinojmë të vërtetën, ta rishpikim apo riemërojmë.

Festivali vijon sot me shfaqjen e radhës e cila është komedia “Martesa” shfaqje e teatrit “A Moisiu” Durrës me regji të Driada Dervishit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Malinovsky gave 2+ assists in two consecutive matches - the first such case in Serie A for 8 years
Arteta about 3-0 with Sheffield: Arsenal controlled the game. Perfect preparation for Slavia
Ronaldo threw the shirt on the field after the match with Genoa. Juve will not fine Cristiano - it could be a gift to bolboy
Saka suffered a thigh injury in Arsenal's match with Sheffield Wednesday
Mostovoy about Tedesco: He calmed down. I realized that football is not just about yelling and jumping on the edge
Mourinho on Sulscher's words: Sonny is lucky that his dad is better than Ole. The father should always feed the children. We need to steal food for them - steal
Sulscher on Sonya: If my son had been lying down for 3 minutes and not got up without the help of 10 friends, I would have left him without dinner