Albania

Fiks Fare: Shoqata “bamirëse” harron fëmijën e sëmurë

Një tjetër rast i shoqatave “bamirëse” është shfaqur në ‘petkun’ e mashtrimit.

Emisioni investigativ trajtoi të hënën rastin e Fondacionit “Rikthe Buzëqeshjen”, i cili prej më shumë se dy muajsh mbledh fonde për një 12-vjeçar të sëmurë, të cilit i kanë marrë foton që në muajin mars në QSUT.

Fiks Fare ka konstatuar para disa kohësh dy punonjëse të këtij fondacioni në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, teksa mbanin në dorë foton e djalit 12-vjeçar, të quajtur Sidi, dhe futeshin në lokale, duke kërkuar para si ndihmë për këtë fëmijë.

I operuar dhe i sëmurë nga ekinokoku, punonjëset i thanë gazetarëve se duheshin 600 lekë të reja në ditë për të blerë ilaçet që do t’i mundësonin 12-vjeçarit kurimin.

Gazetarët u kërkojnë një kartëvizitë, por ato nuk e dhanë, kështu që Fiksi shkoi te selia e këtij fondacioni, ku takoi dhe bisedoi me koordinatoren, sesi mund të ndihmohej kjo familje. Ajo i tha gazetarëve se vetëm lekë mund të jepen dhe jo ushqime e materiale të tjera. Kështu që, Fiksi i kërkoi që paratë t’ia çonte vetë familjes.

Pas bisedës me të, gazetarët e Fiksit shkuan në Dibër të takonin familjen e djalit 12-vjeçar. Gjatë bisedës me babanë, ky i fundit tha se nuk ka marrë asnjë lekë ndihmë nga fondacioni dhe nuk është kontaktuar prej tyre, ndërkohë që, me 1 qershor do të çonte djalin në QSUT në Tiranë për vizitë mjekësore.

Më datë 1 qershor, gazetarët e Fiksit shkuan edhe në QSUT, ku folën me nënën e djalit dhe ajo konfirmoi se më 26 mars në spital i kishin ardhur një djalë dhe një vajzë, të cilët i ishin ofruar për ta ndihmuar për ilaçet e djalit. Por që nga ajo kohë nuk kishin kontaktuar me të. Madje, ajo thotë se i kishte humbur edhe numri i tyre, pasi i ishte dëmtuar telefoni.

Në këto kushte, duke parë se kanë kaluar tre muaj që mblidhen fonde dhe asgjë nuk ka kaluar te familja e Sildit, Fiks Fare kontaktoi me Fondacionin “Rikthe Buzëqeshjen”. Koordinatorja e fondacionit, Anila Demiri tha se ende nuk ka përfunduar trajtimi i rastit të Sildit, duke thënë se gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë duke mbledhur fondet për ilaçet e tij për një vit.

Ajo pretendon se këto fonde do i jepeshin me datë 1 qershor. Madje, për t’i dhënë fondet ajo ka folur disa herë me nënën e fëmijës, por sipas saj, me 1 qershor, gruas nga Dibra i është fikur telefoni dhe nuk kanë mundur të kontaktojnë me të.

Megjithatë, Fiks Fare kontaktoi të hënën në telefon me nënën e fëmijës dhe ajo tha se ishte kontaktuar vetëm këtë ditë nga fondacioni, pasi Fiks Fare kishte ngritur shqetësimin pranë tyre dhe i kishte kërkuar që të martën të paraqitet në Tiranë për të tërhequr fondin.

Pra, fondacioni u kujtua për fëmijën e sëmurë në emër të të cilit mblidhte para, vetëm pasi Fiks Fare pyeti për këtë rast.

s.a/dita

Football news:

Paul Pogba: Winning the Europa League and the FA Cup are two of Manchester United's goals for this season
Manchester United's first ever Premier League win 4 consecutive games with a difference at least 3 goals
Brunu has scored 7 (4+3) points in his last 3 games for Manchester United
UEFA postponed the introduction of var in the group stage of the Europa League until the 2021/22 season
Mourinho on the match with Bournemouth: Everyone knows that there was a penalty in favor of Tottenham. Everything
Pogba scored for Manchester United for the first time in the season
Schmeichel on Manchester United's penalty against Aston Villa: there was no Foul. VAR remains a laughing stock