Albania

FISHË TEKNIKE – Ajo që dimë dhe nuk dimë për shpërthimet në Bejrut, që u dëgjuan deri në Qipro

BEJRUT, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Një shpërthim masiv në portin e Bejrutit vrau më shumë se 100 njerëz dhe plagosi mijëra të tjerë. Një ditë pas katastrofës, shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje.

AJO QË DIMË DERI TANI

– Vendi: Shpërthimi ndodhi në një zonë industriale, në portin verior të kryeqytetit libanez, ku dëmi më i madh ishte te depot. Aty pranë shtrihen Sheshi Qendror i Dëshmorit dhe zona e njohur e jetës së natës së Bejrutit.

– Shpërthimi: Shpërthimi ndodhi disa minuta pas orës 16:00 GMT dhe u pasua nga një valë tronditëse që u përhap me shpejtësi në një rreth nga epiqendra në port, me një re kërpudhe që shfaqej në qiell sipër qytetit bregdetar.

– Fuqia e tij: Efektet e shpërthimit dhe vala e saj e tronditjes u ndjenë deri në Qipro. Distanca ajrore mes dy kryeqyteteve është rreth 250 kilometra. Shumë njerëz atje dhe në Bejrut besuan se po binte tërmet. Sizmologët libanezë thanë se shpërthimi ishte ekuivalent me një tërmet me madhësi 4,3 ballë Rihter.

– Viktimat: Të paktën 100 persona vdiqën dhe më shumë se 4 000 u plagosën, shumë prej tyre nga qelqi i dritareve. Numri i viktimave pritet të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë në rrënoja.

– Dëmi: Për shkak të fuqisë së shpërthimit, u shembën mure dhe çati, rrugët në qendër të qytetit ishin të mbuluara në mbeturina dhe xhama, u dëmtuan automjete dhe anije. Një vlerësim i parë nga qeveria thotë se dëmi arrin nga 3 deri në 5 miliardë dollarë.

AJO QË NUK DIMË

– Eksplozivi: Raportet e para tregojnë se një sasi e madhe e nitratit të amonit mund të ketë shkaktuar shpërthimin. Rreth 2 750 tonë të substancës shumë të rrezikshme ishin ruajtur në port për gjashtë vitet e fundit, sipas kryeministrit.

– Karakteristika: është e mundur që një shpërthim më i vogël të ketë ndodhur në një depo me fishekzjarrë, e cila shkaktoi një zjarr më të madh që shkaktoi një shpërthim të dytë, shumë më të madh. Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar dhe mbetet e paqartë nëse ishte një aksident apo një shpërthim i shkaktuar qëllimisht.

– Motivimi: Tani për tani nuk ka indikacione se ka pasur një motiv politik pas shpërthimit ose se ishte një sulm, megjithëse kjo nuk është përjashtuar ende. Jo shumë larg zonës së portit, një sulm me bomba në 2005 vrau ish-kryeministrin libanez, Rafik Hariri së bashku me 21 të tjerë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Bielsa on Guardiola: his Barcelona was one of the best in history. Pep teams play like no other
Barcelona offers 10 million euros with bonuses for Eric Garcia, Manchester City wants 30 million
Atletico are close to renting Torreira from Arsenal with a buy-out option. They believe that the Party will remain
Barcelona have bought a new Dani Alves. Meet Sergino Dest
Milan bought a striker Bodo-Glimt Gauge. Player scored them in the Europa League last week
Barcelona announced the transfer of desta. Compensation - 400 million euros
Inter want to rent Alonso from Chelsea