Albania

FOKUS – UNICEF paralajmëron për efektin e pandemisë COVID-19 te fëmijët

KËLN, 20 prill /ATSH-DPA/ – Një vit pas bllokimit të parë në Gjermani, efekti i madh që ka patur pandemia e COVID-19 te fëmijët dhe të rinjtë po bëhet i dukshëm, sipas organizatës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF.

“Kufizimet e shumta në jetën publike dhe private jo vetëm që rrezikojnë arritjet arsimore të të rinjve, por gjithashtu kanë pasoja të mëdha për mirëqenien dhe zhvillimin e tyre të përgjithshëm”, shkruhet në një raport të UNICEF.

“Gjermania është renditur në nivelin mesatar për sa i përket mirëqenies së fëmijëve edhe para pandemisë”, vuri në dukje kryetari i bordit të UNICEF për Gjermaninë, Georg Graf Ëaldersee.

Sipas tij, mangësitë ekzistuese përpara pandemisë tani po ekspozohen “pa mëshirë”, për shembull, mungesa në pajisjet dixhitale për shkollat.

Sipas UNICEF shumë nga gjërat që i bëjnë fëmijët dhe të rinjtë të ndihen mirë, si edhe ato që u nevojiten për zhvillimin e tyre, mbi të gjitha ndërveprimi me bashkëmoshatarët e tyre, kanë munguar.

Raporti paralajmëron, gjithashtu, se pandemia ka përkeqësuar edhe problemet me të cilat përballen fëmijët, prindërit e të cilëve janë migrantë, si edhe ata me një prind të vetëm./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude