Albania

Formula e Ramës, LSI: Hapni listat 100%! Boll më me lojra për marrëveshje kulisash

Nenkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Erisa Xhixho e cilëson si fasadë dhe truk formulën e Partisë Socialiste për hapjen 100% të listave.

Xhixho shprehet se lojërat dhe kulisat duhet të marrin fund dhe listat të hapen 100%, që të jenë qytetarët ata që zgjedhin parlamentin e ardhshëm.

Me lista të hapura nga i pari tek i fundit kandidat i çdo partie, me qëllim që zgjedhësit të vendosin se ke duan të çojnë në Kuvend!

Asnjë truk, asnjë hile, asnjë mashtrim për të favorizuar të zgjedhurit e kryetarit!  Këtë kërkojnë qytetarët dhe kjo duhet bërë!

Propozimi i Partisë Socialiste për mbylljen e listave me formulë ku qytetarët nuk mund të vendosin me voten e tyre se kush do t’i përfaqësojë në Kuvend pas 25 prillit te vitit të ardhshëm, dëshmon se sa fasadë kanë qënë ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut .

Propaganda e kësaj maxhorance për hapje listash ra, duke treguar edhe një herë sa frikë ka nga vota dhe perballja me qytetarët pas shkaterrimit që i kanë bërë vendit.

Listat  duhen hapur për të rikthyer shpresën se vetem fuqia e votës mund të sjellë. ndryshimin në përfaqesim duke përfshirë në parlament individë me integritet, profesionistë ku vendimarrjet e tyre t’i marrin në interes të njerëzve dhe vendit.

Parlamentit duhet t’i kthehet dinjiteti dhe besimi i qytetarëve, e që të bëhet kjo, qytetarët duhet të vendosin. Hapni Listat 100%!

Boll më me lojra për marrëveshje kulisash për t’i mbyllur ato në dëm të demokracisë dhe cilësisë së përfaqësimit” shkruan ajo.

Football news:

Neymar is most often fouled in the top 5 leagues since the start of the season. Mane - in the top ten
Mbappe is wary of extending his contract with PSG without being able to leave the club
Lucescu says that it was he who first put Pirlo on the field in 1998. This is not quite true
Bruno on the penalty miss: I'm human, it happens. Next goal for sure
Neymar wants to extend his contract with PSG, but the club has not yet started negotiations. The player's entourage is upset about this
Referee Oliver is appointed for the Bayern - Atletico match in the Champions League. He worked on the game Everton - Liverpool
Ex-judge Halsey: I'm surprised Pickford didn't get a red card. He put van Dijk's health at risk