Albania

FOTO / Akuzat ndaj ish-Presidentit, pas intervistimit në 2019-ën, Thaçi letër “sekrete” Pompeos: Specialja të hetojë edhe krimet serbe, jo vetëm shqiptarët e Kosovës

Lëvizje pa shumë zhurmë në drejtim të SHBA-së, kishte kryer ish-presidenti Hashim Thaci, në dhjetor të vitit 2019.

Më 12 dhjetor të atij viti, Thaçi ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, siç është vërtetuar në përshkrimin e kërkesës për paraburgim ndaj tij, tashmë të publikuar.

Dymbëdhjetë ditë pas marrjes në pyetje, Thaçi i kishte dërguar letër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Letra mban datën 29 nëntor 2019, por për të nuk kishte njoftuar as presidenti e as presidenca. Në letër, presidenti kërkon që Gjykata Speciale mos të jetë monoetnike, por t’i gjykojë edhe krimet serbe, ndër to rreth 400 masakra që ka kryer Serbia në Kosovë.

“Është zhgënjyes fakti që Zyra e Prokurorit Special ka dedikuar burimet e veta të shumta për ta hetuar vetëm një grup etnik, pra vetëm kundër shqiptarëve të Kosovës, gjë që dëmton në themel kredibilitetin dhe legjitimitetin e procesit”, thuhej në letrën e Thaçit.

Këtë veprim, Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka cilësuar si tentativë për ta penguar punën e Speciales.

Sipas prokurorisë, më 2019, Thaçi kishte lobuar për reformimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës duke shkruar se Qeveria e Kosovës është ajo që duhet të vendosë për mandatin, veprimin dhe vendndodhjen gjeografike të tyre.

Madje, në ankesat që i janë bashkangjitur kërkesës për paraburgim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, për gjyqtarin e procedurës paraprake, janë të bashkangjitura deklaratat e tij publike, ku mohonte intervistimin nga Specialja.

Mbrojtja e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, në seancat fillestare të mbajtura tashmë, ka paralajmëruar së do të paraqesë mocione për të kundërshtuar masën e paraburgimit për katër ish-eprorët e UÇK-së, të akuzuar për krime lufte. / Euronews Albania

j.l./ dita

Football news:

UEFA has no plans to abandon the Euro in 12 cities. Other options are undesirable
Eriksen scored for Inter for the first time in almost six months - Milan in the Cup in the 97th minute from a free kick
The Premier League has changed its approach to determining offside after Man City's Aston Villa goal. Now in this situation will be fixed out of the game
Zlatan and Lukaku had a conflict in the Italian Cup match
Zlatan scored 8 goals for Inter Milan. More than any other team
Alli is not training with Tottenham due to negotiations with PSG. He does not want to let Levi go
Batshuayi scored in the Premier League for the first time since October 2019