logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

FOTO/ “Autorë shqiptarë për Kinën – autorë kinezë për Shqipërinë” ekspozita përmes botimeve të rralla nga arkiva e Bibliotekës Kombëtare

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ – Ekspozita “Autorë shqiptarë për Kinën – autorë kinezë për Shqipërinë” solli për publikun, përmes botimeve të rralla nga arkiva e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë , rrugëtimin e gjatë të marrëdhënieve dy-palëshe Shqipëri – Kinë.

Kjo ekspozitë përmban botimet e para të autorëve dhe letërsisë kineze në gjuhën shqipe, botime që sjellin kulturën dhe qytetërimin e lashtë kinez, filozofinë dhe gjuhën kineze, e më tej duke u ndalur në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

Një vend të veçantë në këtë ekspozitë zënë botimet në gjuhën kineze të autorëve më në shqiptarë : nga botimi më i hershëm i përmbledhjes së veprës së Migjenit “Poema dhe proza”, botuar në vitin 1954;  “Poezi të zgjedhura” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit si dhe botimet e disa nga veprave më të rëndësishme të shkrimtarit të madh Ismail Kadare si “Piramida”, “Kamarja e turpit”, “Kështjella (Daullet e shiut)”, etj. Krahas letërsisë shqipe vijnë edhe emrat më të njohur të letërsisë kineze, të sjellja me mjeshtëri në gjuhën shqipe si : poema kineze “Van Kuei dhe Li Sian-Siani” shqipëruar nga Alqi Kristo dhe botuar në vitin 1953; “Lulekumbullat” poezi të përmbledhur të Konfucit, shqipëruar nga Sadik Bejko; “Shtrëngata”  i shkrimtarit Cao Y botim i vitit 1954, përkthyer nga Nazmi Qamili; veprën e shkrimarit të mirënjohur Lu Xun (Hsun) “Thirrje për betejë”; apo nobelistin kinez Mo Yan me romanin veprat e tij në gjuhën shqipe si “Bretkosat”,  “Klani u sorgumit të kuq”, etj.

Në këtë ekspozitë nuk mungojnë botimet dhe veprat mbi kulturën dhe qytetërimin kinez, nga botime mbi folklorin, albume, etj.

Një aspekt të rëndësishëm të marrëdhënieve dy-palëshe që reflektojnë nga kujtime të diplomatëve shqiptarë në Kinë, ditarë të udhëtimeve, etj., si “Në Kinën e popullit” i Qamil Buxhelit (1951);  “Shqipëri – Kinë, dëshmi të një bashkëjetese” të autorit Enver Bytyçi (2014); “Shqipëria dhe Kina, një aleancë e barabartë” i Elez Biberaj (2014); “Marrëdhëniet shqiptaro-kineze në Luftën e ftohtë 1956-1978” i Gjon Boriçi (2016), etj.

Botimet e para, si vlera të një rëndësie të veçantë të shtypshkrimit dhe botimit, përbëjnë një vlerë unikale për bibliotekat. I tillë është edhe botimi i parë i Shtëpisë Botuese “Foreign publishing print”,  edicioni special i poemave të Mao Tsetung.

Kjo ekspozitë u organizua nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit, Shtëpinë Botuese të Librit Universitar dhe Kërkimor – Pekin dhe Shoqatën Kulturore Kinë-Shqipëri. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Themes
ICO