Albania

FOTO-“Lule për libra”/ Nisma e fëmijëve lezhjanë për të pasuruar bibliotekën e shkollës

TIRANË, 6 maj/ATSH/ “Ju blini lule, ne blejmë libra”… Kjo ishte nisma më e fundit e nxënësve të shkollës “Beslidhja” në Lezhë, të cilët organizuan një panair lulesh fitimet e të cilit do të përdoren për blerje librash.

Nxënësit e klasës së katërt të kësaj shkolle prej disa muajsh kanë mbjellë lule e janë kujdesur për to, ndërsa lekët e fituara nga shitja e tyre do të shkojnë për të blerë libra që të pasurojnë bibliotekën e shkollës.

Të entuziazmuar për nismën ata tregojnë se janë përkujdesur me shumë dashuri për lulet dhe se janë tepër të lumtur që do të arrijnë të kenë të ardhura për të blerë libra për bibliotekën e shkollës.

Për të tërhequr vëmendjen e blerësve fëmijët luajtën edhe muzikë.

“Jemi marrë shumë ditë, shumë muaj me lulet, sepse duam të blejmë libra për bibliotekën e shkollës”, tha Melisa.

Ndërsa për Asian, një tjetër nxënëse e kësaj shkolle, librat janë shumë të rëndësishëm, ndaj dhe zgjodhën këtë nismë për të pasuruar bibliotekën e shkollës, e cila u mbështet nga mësuesja e tyre.

Lulezime Celami, mësuesja që ideoi këtë iniciativë së bashku me nxënësit e saj, thotë se “edukimi për punë, kujdesi ndaj mjedisit dhe ambientit si dhe rritja e interesit për librin ishin arsyet e kësaj pune kaq të gjatë që po korr edhe frytet”.

Panairi i luleve tërhoqi vëmendjen e shumë qytetarëve të cilët u bënë pjesë e blerjeve, duke ju sjellë mjaft gëzim e lumturi këtyre nxënësve.

Në fund të panairit, u shitën thuajse të gjitha lulet, ndërsa të ardhurat do të shkojnë për pasurimin e bibliotekës së shkollës së tyre.

/m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

The Spanish fan has been going to the matches of the national team since 1979. He came to the Euro with the famous drum (he could have lost it during the lockdown)
Ronaldo removed the sponsored Coca-Cola at a press conference. Cristiano is strongly against sugar - does not even advertise it
Sweden forward Isak: I would like to have a little more possession. But we are happy with the point
Luis Enrique: Spain tried to create chances, but the pitch was not the best. Players complained
Laporte on Morata's blunder: He will shut everyone's mouths by scoring three goals in the next match
Messi scored from Chile's free kick. He became the record holder of Argentina for goals in official matches
Spain scored 2 shots on target in the 2nd half against Sweden-both after 89 minutes