TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama solli sot pamje të kantiereve të ndërtimit të rrugëve, nga veriu në jug të vendit.

Rama tha se puna po vijon jo vetëm në kantieret e mëdha të infrastrukturës kombëtare, po edhe në zonat e fshatit, ku punohet për unazat bujqësore, rrugët turistike, akset lidhëse me qytetet.

“Nga veriu në jug, vijon intensivisht puna jo vetëm në kantieret e mëdha të infrastrukturës kombëtare, po edhe në zonat e fshatit, ku punohet për unazat bujqësore, rrugët turistike, akset lidhëse me qytetet”, tha Rama.

Kryeministri ndau disa foto nga kantieret e ndërtimit të rrugëve, ku po vijon intensivisht puna për përmirësimin e infrastrukturës.

/m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.