Albania

FOTO-Poliklinika e Lushnjës/ Nga një ngrehinë në gjendje skandaloze, sot institucion shëndetësor me standarde bashkëkohore

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu solli sot në vëmendje shembullin e transformimit të Poliklinikës së qytetit të Lushnjës, falë investimeve në shëndetësi.

“Shembujt e nxjerrjes së shëndetësisë nga rrënimi i gjen sot në çdo qytet të Shqipërisë, falë programit tonë të investimeve, në qendra shëndetësore dhe spitale, program që dalëngadalë por pa u ndalur, e ka ngritur sektorin nga rrënojat e degradimit disadekadësh”, tha Manastirliu.

Poliklinika e qytetit të Lushnjës, sipas saj, “është një shembull i tillë, që nuk do shumë fjalë”.

“Atje ku kishte një ngrehinë me gjendje skandaloze, sot ka një institucion shëndetësor me standarde bashkëkohore, me kushte që i kanë rikthyer dinjitetin mjekëve dhe infermierëve që u shërbejnë qytetarëve lushnjarë, ashtu siç ata e meritojnë”, tha Manastirliu.

Ministrja theksoi se “kemi ende shumë për të bërë për ta bërë transformimin të ndihet në çdo cep të Shqipërisë dhe do ta kryejmë hap pas hapi, të vendosur, me punë dhe pa llafe”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Barcelona have started negotiations with Dembele on a new contract. The club is aware of Manchester United's Interest in the player
The stadium is where I am-a YouTube show where the legends of Liverpool and Arsenal taught children to do football tricks
Jovic has recovered from the coronavirus and can play against Sevilla on Saturday
Paredes on Messi at PSG: I Hope so. Welcome Leo with open arms
Trent on the best match of his career: 3-0 with Manchester City in the Champions League. In these games, you can't even communicate with your partners
Pele wrote an appeal to Maradona: I love you, Diego. We have been compared all our lives, but you are incomparable
Until the 65th minute, Manchester United were very good. And then Tuchel used a favorite technique of Solskjaer (DSLR) against him