TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Shkolla nëntëvjeçare “Hajdar Hoxha“ në Larushk, Fushë-Krujë, po rilind më e bukur, më e madhe dhe më e fortë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot fotot nga transformimi rrënjësor që do të pësojë pas rindërtimit shkolla nëntëvjeçare “Hajdar Hoxha“ në Larushk, Fushë Krujë, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Shkolla nëntëvjeçare “Hajdar Hoxha“ në Larushk, Fushë-Krujë, po rilind më e bukur, më e madhe dhe më e fortë natyrisht. Nxënësit dhe mësuesit do të rikthehen në këtë 26 nëntor, në mjedise të reja të projektuara sipas standardeve më të mira europiane”,- tha Rama.

Në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit janë 143 shkolla që po rindërtohen sipas standardeve europiane. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.